Demanton Bahtiri: Nuk ka marrëveshje për koalicion me PDK-në

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka demantuar lajmin se është arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion për qeverisje në këtë komunë.

Lajme

10/09/2015 11:01

Në një deklarim për lajmi.net, Agim Bahtiri ka demantuar lajmin e publikuar në disa për marrëveshje me PDK-në, duke thënë se asgjë nuk të vërtetë.

“S’ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Bahtiri.

Ai duke komentuar një fotografi ku shihet së bashku me zyrtarë të PDK-së në Mitrovicë, ai ka thënë që bisedime mundë të ketë me cdo kënd por koalicion të ri as nuk ka e as nuk do të ketë.

“Bisedime mundë të kem me të gjitha partitë dhe të gjithë njerëzit. Por koalicion të ri nuk ka dhe as nuk do të ketë”, ka thënë Bahtri për lajmi.net.

Më herët ishte raportuar që është arritur marrëveshje në Mitrovicë për qeverisje në mes të AKR-së dhe PDK-së, ku kjo e fundit do të merrte 4 drejtori dhe nënkryetarin./lajmi.net