Demantimi i Prokurorisë për Pecin, Guri: Per që je hajn e kam ditë, por që ke probleme me lexim sot e kuptova
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me publikimin që sot bëri kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci kinse Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për hetimin që po bëheshin për keqpërdorim. Prokuroria ka sqaruar se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me publikimin që sot bëri kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci kinse Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për hetimin që po bëheshin për keqpërdorim.
Prokuroria ka sqaruar se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.
Pas këtij demanti ka reaguar edhe Paris Guri i LDK-së ku e ka quajtur Pecin hajn dhe njeri që ka probleme me lexim.
“Pse bre Faton po ngutesh. Per qe je hajn e kam dite, por qe ke probleme me lexim sot e kuptova”, shkroi Guri në Facebook.