Demaliaj dhe Selimi debatojnë për formimin e ushtrisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj gjatë seancës për dialogun me Serbinë iu drejtua Rexhep Selimit në lidhje me mos transformimin e TMK-së në ushtri.

Lajme
“Ke qenë pjesë e shtabit të TMK-së, pse e kanë prishë UÇK-në së pari e nuk e kanë bërë ushtri. Nuk është e lehtë me trajtu një temë vetëm pse po më “teket”, tjetra, Rexhep Selimi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Thaçit, atëherë pse me i’u besu ne fjalëve të tij kur të parin Hashim Thaçi të ka filtru ty, pastaj ke qenë në Aleancë kur ke thënë se nuk ke me qenë pjesë e qeverisë veç pse Aleanca është bërë me Rugoven”, tha Demaliaj.
Ndërsa Rexhepi e demantoi Demaliajn duke thënë se ai nuk ka problem personalisht me Thaçin por Kosova ka problem me të.
“Nese don me ditë kush po e udhëheqë dialogun me Serbinë, ju e njihni kush është. Unë kam qenë në UÇK, edhe kur është transformuar UÇK-ja kçyre mirë çka ka qenë përbërja dhe mos fol “paushall“ pa emra. Është një fotografi që e ruani në zyre, e të cilit po i shkoni prapa. Unë personalisht me Thaçin nuk kam asgjë, e as nuk e konsideroj problem personal por Kosova ka problem me ketë njeri”, tha Selimi.