“Nuk mund të pajtohem që në Kosovë ka një luftë kundër islamit. Keqinterpretimet ose interpretimet sipas interesave të caktuara nuk i shërbejnë rritës dhe zhvillimit të një shoqërie demokratike”, ka thënë Demaj.
“Çështjet e diskursit fetar të ndikimit të politikës në fe dhe fesë në politikë janë të tejkaluara. Feja nuk i duhet politikës. Nuk mund rasti i shqiptarëve të jetë i krahasueshëm me vendet e rajonit. Te Kosova dhe shqiptarët e vetmja mundësi është kultivimi i vlerave kombëtare”.
Demaj ka thënë në Edicioni i Analizës se për LDK-në është e rendësishme të kultivohen traditat shqiptare sa i përket komunikimit ndërfetar.