Deliu-Kodra: Qeverisja e Kurtit e ka shkelur Kushtetutën që nga 1 maji
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar Qeverinë Kurti se përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë që nga 1 maji. Ajo tha se opozitës iu mohua e drejta për votim të hapur për Kryetar Kuvendi, duke e cilësuar situatën si dështim të rëndë institucional dhe…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar Qeverinë Kurti se përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë që nga 1 maji.
Ajo tha se opozitës iu mohua e drejta për votim të hapur për Kryetar Kuvendi, duke e cilësuar situatën si dështim të rëndë institucional dhe mungesë totale të respektit për demokracinë, transmeton lajmi.net
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim!
Kishim të drejtë TËRË KOHËN:
Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për Kryetar Kuvendi.
Ky është një dështim i rëndë institucional dhe mungesë totale respekti ndaj ligjit dhe demokracisë.
Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura!/lajmi.net/