Deliu-Kodra: PDK do të jetë çdo ditë në Kuvend deri në rikthimin e rendit kushtetues
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë atë. Deliu Kodra ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kuvend deri në, siç ka thënë ajo, rikthimin e rendit kushtetues. “PDK do të…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë atë.
Deliu Kodra ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kuvend deri në, siç ka thënë ajo, rikthimin e rendit kushtetues.
“PDK do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës”, ka thënë Deliu Kodra.
Ajo ka theksuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në Kuvend çdo ditë.
“PDK do të jetë përditë në Kuvend, do të jemi edhe sot brenda Kuvendit për të bërë thirrje dhe po e përsëris, po i bëj edhe sot nga kjo foltore e Kuvendit thirrje kryesuesit të seancës plenare, z. Avni Dehari, që ta thërrasë seancën siç e obligon Rregullorja e Kuvendit”, ka deklaruar ajo. /Lajmi.net/