Deliu-Kodra: Kurti shpif për Ligjin e Amnistisë, ndërsa lavdëron figura të errëta nga veriu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me Ligjin e Amnistisë të vitit 2013, e i cili nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe anëtarë të Qeverisë si ligj që i fal kriminelët e luftës. Ajo e ka akuzuar Kurti për gjuhë përçarëse, shpifje politike dhe, siç tha ajo, “përdorim të…

Lajme

07/07/2025 10:19

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me Ligjin e Amnistisë të vitit 2013, e i cili nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe anëtarë të Qeverisë si ligj që i fal kriminelët e luftës.

Ajo e ka akuzuar Kurti për gjuhë përçarëse, shpifje politike dhe, siç tha ajo, “përdorim të dhimbjes së shqiptarëve për përfitime politike”.

Në një postim publik, Deliu deklaron se modeli politik i Kurtit është ndërtuar mbi sulmet ndaj kundërshtarëve, përmes “njollosjes, përhapjes së urrejtjes dhe përçarjes ndërshqiptare”, duke theksuar se kjo qasje ka krijuar polarizim të thellë në Kosovë dhe pasoja serioze në rajon, përfshirë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Deputetja e PDK-së ka mohuar kategorikisht pretendimet e kryeministrit se Ligji për Amnistinë i vitit 2013 ka falur kriminelë serbë, duke theksuar se ai nuk ka përfshirë krime të rënda penale dhe ka qenë pjesë e një procesi politik të ndërlikuar për stabilizimin e veriut të vendit.

Sipas saj, sulmet ndaj deputetëve të opozitës janë një përpjekje e Kurtit për të shmangur vëmendjen nga vendimet e qeverisë që, siç pretendon Deliu, përfshijnë bashkëpunim me figura të lidhura me dhunën ndaj shqiptarëve, përfshirë edhe përjashtimin e veteranëve të UÇK-së nga përfitimet me Ligjin për pagën minimale.

“Përdorimi i dhimbjes dhe sakrificës së shqiptarëve për përfitime politike është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i pafalshëm,” përfundon reagimin e saj Blerta Deliu.

Postimi i plotë i Deliut: