Deliu-Kodra: Kurti ishte në dijeni për çështjen e vagonëve dhe qëndroi i heshtur
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me çështjen e bërë tanimë publike se si Trainkos kishte renovuar vagonët në Serbi, duke ia dhënë gjysmë milioni euro një kompanie serbe. Ajo deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte në dijeni mbi këtë çështje dhe qëndroi në heshtje. Madje ajo përmendi…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me çështjen e bërë tanimë publike se si Trainkos kishte renovuar vagonët në Serbi, duke ia dhënë gjysmë milioni euro një kompanie serbe.
Ajo deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte në dijeni mbi këtë çështje dhe qëndroi në heshtje.
Madje ajo përmendi edhe faktin e ndëshkimit që iu bë punëtorit të Trainkos për një koment në Facebook, derisa askush s’jep përgjegjësi për atë që u lejua.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti paska qenë i informuar qysh më 24 maj 2024 për kontratën e Trainkos-it për renovimin e vagonëve në Serbi.
I paralajmëruar. I informuar. Në dijeni. Dhe ka heshtur.
Sot ndëshkohet punëtori që flet, ndërsa askush nuk jep përgjegjësi për ata që e kanë ditur dhe e kanë lejuar./Lajmi.net/