Deliu-Kodra, akuzon Kurtin për përdorim elektoral të letrës për ish-krerët e UÇK-së: Pesë vjet heshtje

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për ish-krerët e UÇK-së. Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka akuzuar Kurtin se për pesë vjet nuk ka ndërmarrë asnjë veprim real për t’u dalë në…

Lajme

05/11/2025 14:00

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për ish-krerët e UÇK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka akuzuar Kurtin se për pesë vjet nuk ka ndërmarrë asnjë veprim real për t’u dalë në krah ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke përmendur pengesa në financim dhe mungesë të mbështetjes institucionale.

“Pesë vjet heshtje, pesë vjet pengesa për financa e mungesë vullneti institucional. Asnjë vizitë, asnjë përpjekje reale”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, publikimi i letrës tani ka vetëm një qëllim, përfitimin elektoral para zgjedhjeve.

“Tani, kur proceset po afrohen drejt fundit, Albin Kurti publikon një letër të vitit 2022 që s’paska prodhu asgjë e as sot s’ka kurrfarë relevance. Ka vetëm qëllimin e efektit elektoral pak para zgjedhjeve. Asgjë më shumë”, shkroi Deliu.