Deliu: Ftesa për seancë në ora 20:00 është e çuditshme, policia ende po kontrollon Kuvendin
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas vendimit për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit në ora 20:00, duke e quajtur këtë vendim të pazakontë, pasi kontrolli në objekt ende nuk ka përfunduar. “Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas vendimit për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit në ora 20:00, duke e quajtur këtë vendim të pazakontë, pasi kontrolli në objekt ende nuk ka përfunduar.
“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull,” ka shkruar ajo.
Deliu ka ngritur edhe shqetësimin se si mund të dihet që ambientet janë të sigurta.
“Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit”, tha ajo./Lajmi.net/