Deliu: Ekspozita e fundit është në vijë të njëjtë me narracionin e Serbisë – E pafalshme që institucionet e Kosovës të mbështesin projekte të tilla
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i është bashkuar veteranëve të UÇK-së në protestën e sotme. Ajo ka thënë se kjo protestë është thirrur për shkak të skandlit të fundit, që ka thënë se godet shtetësinë e Kosovës dhe përpjekjet tona për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i është bashkuar veteranëve të UÇK-së në protestën e sotme.
Ajo ka thënë se kjo protestë është thirrur për shkak të skandlit të fundit, që ka thënë se godet shtetësinë e Kosovës dhe përpjekjet tona për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, shkruan lajmi.net.
Për ekspozitën në fjalë, Deliu ka thënë se është në vijë të njëjtë me narracionin që e ka barë Serbia që të shpërfaq një narracion të rremë mbi viktimat kriminalitetin dhe gjenocidin e madh që ka ndodhur në Kosovë.
“Ju e dini që ky muaj dhe ata që vinë në vazhdim janë muaj të kujtesës sonë për gjenocidin dhe krimin e rëndë që aparati shtetëror, kriminelët serbë kanë bërë ndaj popullsisë civile në Kosovë. Është e pafalshme që të burgosurit që janë keqtrajtuar në Burgun e Dubravës të cilësohen si persona të cilët kanë qenë të armatosur, që u tha në librin e fundit. Më e pakta që ne mund të bëjmë si deputetë është që t’i japim mbështetje përpjekjes sonë që historia të jetë vlera kryesore dhe të mos deformohet me buxhetin e shtetit”, ka thënë Deliu.
Në lidhje me atë që tha Haxhiu se kryesia e Kuvendit e ka mbështetur këtë ekspozitë, ajo ka thënë se nuk do të flas para se Prokuroria të jap detaje.
“Unë nuk do të flas para se Prokuroria të dal me detaje, dhe me sa jam e informuar Kuvendi është vënë në lajthitje por është krejtësisht e pafalshme që institucionet e Kosovës të mbështesin projekte që minojnë përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, dhe lëndojnë aspiratën tonë shekullore që ta bëjmë Kosovën shtet. Këtë nuk guxojnë ta bëjnë asnjë institucion i shtetit, dhe natyrisht që qytetarët lëndohen sepse kjo është shpërfaqja më brutale që iu ndodh viktimave që kanë rënë për Kosovën shtet”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/