Deliu akuzon qeverinë Kurti se po sulmon mendimin ndryshe: Ka një nxitje të një diskursi që kushdo që mendon ndryshe quhet “spiun i Serbisë”
Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu, ka shprehur Kritika për Albin Kurtin. Ajo ka thënë se asnjëherë shoqëria nuk ka qenë më e polarizuar. Sipas saj, diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që kushdo që mendon ndryshe “është spiun i Serbisë”. “Shoqëria kosovare vazhdon me qenë më e polarizuarea se kurrë, sepse ka një…
Lajme
Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu, ka shprehur Kritika për Albin Kurtin.
Ajo ka thënë se asnjëherë shoqëria nuk ka qenë më e polarizuar.
Sipas saj, diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që kushdo që mendon ndryshe “është spiun i Serbisë”.
“Shoqëria kosovare vazhdon me qenë më e polarizuarea se kurrë, sepse ka një diskurs që kush nuk mendon si ne është spiun i Serbisë. Ka pasur një tendencë të autoritarizmit që e kemi parë në vazhdimësi”, ka thënë ajo në T7.