Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s nis vizitën në Kosovë, sot takon Haxhiun dhe përfaqësuesit e komuniteteve
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Takimi i parë është paraparë të mbahet në…
Lajme
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Takimi i parë është paraparë të mbahet në orën 09:05 me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Në orën 10:00, delegacioni do të takohet me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.
Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës.Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga këto takime.