Delawie pas takimit urgjent me Thaçin: Amerika NUK ju përkrah në shfuqizimin e Speciales

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie pas takimit urgjent me presidentin Hashim Thaçi u ka bërë thirrje liderëve dhe deputetëve kosovarë që mos të përkrahim përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

22/12/2017 19:13

Sipas tij, SHBA-të nuk e përkrahin një gjë të tillë dhe kjo është e rrezikshme për Kosovën, raporton lajmi.net.

“Gjykata Speciale nuk e gjykon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por individët”, ka thënë Delwie.

“Dëshiroj ta bëj shumë të qartë që SHBA e kundërshton cdo përpjekje për ta shfuqizuar këtë ligj. Duhët të thëm se jam shumë i dëshpruar nga kjo gjë që erdhi befasisht ditëve të fundit, pa debat publik, për një cështje që ka interes shumë të madh për qytetarët e Kosovës. Është një paturpësi, nga pikëpmaja ime. Nëse kjo cështje ka sukses, atëherë do të ketë implikime negative për Kosovën si pjesë të Evropës. Nga SHBA kjo do të konsiderohet si një thikë pas shpinës. Kosova do ta zgjedhë izolimin, në vend të bashkëpunimit. Më duhet të them se do ta kthejë prapa orën e progresit të Kosovës. Po u bëj thirrje liderëve kosovarë që ta mbyllin këtë përpjekje. Të gjithë duhet të mendojnë për interesin e Kosovës”. /Lajmi.net/