Del të jetë i rremë alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga hapësirat e bllokuara te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pasi alarmit për mjet shpërthyes.

Lajme

17/05/2022 18:35

Njësiti antibombë i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi gjatë inspektimit doli të mos ketë asnjë mjet shpërthyes.

Kërcënimi se në hapësirat e Rektoratit është vendosur një mjet shpërthyes kishte ardhur më herët përmes e-mailit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar sot për lajmi.net se njoftimin për kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë pranuar rreth orës 16:00.

Pas pranimit të informacionit, të gjitha njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/