Del pozitiv në COVID-19 lojtari që Barca e ka huazuar te Valladolid

Matheus Fernandes, mesfushori i nënshkruar së fundmi nga Barcelona, por që është i huazuar te Valladolid në La Liga, ka dalë pozitiv për koronavirus.

Sport

12/05/2020 18:57

Mundo Deportivo pretendon se 21 vjeçari është në mesin e lojtarëve të La Ligas që u zbuluan së fundi që janë infektuar me COVID-19, përcjell lajmi.net.

Oscar Plano, një tjetër lojtar i Valladolid, thuhet gjithashtu se është infektuar.

Fernandes u transferua te Barcelona në janar, por menjëherë u dërgua te Valladolid, për të fituar eksperiencë në futbollin spanjoll.

Lojtari pritej që nga 1 korriku t’i bashkohej Barcës, por që mund të shtyhet kjo datë, shkaku i koronavirusit./Lajmi.net/