Del Piero shkruan shqip: “Faleminderit” (Foto)

Sulmuesi i mirënjohur italian, Alessandro Del Piero ka falënderuar të gjithë ata që ia uruan ditëlindjen, në 100 gjuhë të ndryshme përfshirë gjuhën shqipe.

Sport

14/11/2014 09:27

Ish kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka publikuar një fotografi në shenjë falënderimi për urimet që mori për ditëlindjen e tij të 40-të.

Dhe, në të ai është përkujdesur edhe për numrin e madh të tifozëve shqiptarë, duke ua kthyer në shqip: “Faleminderit”.

Në 100 gjuhë të ndryshme, përfshirë atë shqipe, legjenda e futbollit iu falënderua të gjithë atyre që ia uruan ditëlindjen, dhe e publikoi fotografinë në profilin e tij zyrtar në Facebook.