Del Piero përshëndet Genën (Foto)

Alessandro Del Piero i ka dërguar një fanellë me autograf këngëtarit të mirënjohur Gena dhe ish sulmuesit Enis Fetahu. Këtë ai e bëri nëpërmjet bashkëlojtarit të tij në ekipin e A-League All Stars, Besart Berisha.

Sport

10/08/2014 17:19

Besart Berisha dhe Alessandro Del Piero udhëhoqën sulmin e skuadrës së A-League All Stars në ndeshjen miqësore kundër Juventusit.

Dhe, ylli kosovar e shfrytëzoi rastin e shoqërimit me legjendën e futbollit për t’i dhënë një fanellë të Juventusit të cilën ai e nënshkroi me një dedikim të veçantë.

“For Gena & Enis”, shkroi Del Piero në fanellën e dedikuar për këngëtarin e mirënjohur Gena, dhe menaxherin e tij, ish sulmuesin, Enis Fetahu.