Del Piero në Delhi Dynamos
Alessandro Del Piero ka gjetur ekipin e ri. Ylli i madh italian do të luajë në Kampionatin indian tek skuadra e Delhi Dynamos, deri në janar të vitit të ardhshëm.
Sport
Alessandro Del Piero do ta vazhdojë karrierën në Indi. Ish kapiteni i Juventusit ka vendosur të pranojë ofertën e Delhi Dynamos.
Gjatë ditës së enjte, sulmuesi i madh italian do të nënshkruajë kontratën e re në aventurën indiane, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky”. Del Piero do të luaje atje deri në përfundim të kampionatit, në janar.
Pastaj, mbetet të shihet, ndoshta do të rikthehet sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Major League Soccer.
39-vjeçari do të jetë futbollist i ri i Delhi Dynamos dhe atë në rolin e protagonistit dhe ambasadorit të Kampionatit indian.