Del Piero: Moment kritik për Interin

Legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero ka thënë se shanset që Inter të rimbrojë titullin e Seria A janë të balancuara.

Sport

21/02/2022 14:03

Inter ka lëshuar pikë në ndeshjet e fundit, derisa u befasuan në shtëpi nga Sassuolo dje, transmeton lajmi.net.

Del Piero thotë se ky moment kritik do tregojë nëse Inter do arrijë të fitojë Scudetton.

“Kur luan në shtëpi dhe ke këtë shans, duhet të fitosh, sidomos nëse kundërshtarët nuk kanë fituar”.

“Inter ka treguar se mund të shënojnë përmes disa lojtarëve. Është moment kritik, por të shohim nëse janë pjekur për të fituar Seria A”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Inter renditët si pozitë e dytë në tabelë me 54 pikë, dy më pak se AC Milan që është lider, por që “Neurazzurët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/