Del Piero: Juventus – Milan 2:1

Ish kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka parashikuar fitoren e Bianconerëve ndaj Milanit në derbin që do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Torino.

Sport

06/02/2015 09:47

Edhe pse është larguar nga klubi, Alessandro Del Piero vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Juvetusin.

Ish kapiteni dhe ikona e Bianconerëve ka parashikuar fitoren e kampionit në fuqi në ballafaqimin me Milanin të shtunën në Torino.

“Inzaghi nuk e ka aspak lehtë, ndoshta është më e vështirë të jeni trajner, sidomos në Itali. I uroj fat por unë jam Juventin”, deklaroi Del Piero.

“Parashikimi im? 2:1 për ne”, u shpreh një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të Juventusit.