Del në shitje diamanti që kushton 60 milionë dollarë (FOTO)

Në një shtëpi ankandesh në Hong Kong të Kinës, do të dalë në shitje diamanti 59-karatësh, që është më i madhi i përpunuar ndonjëherë.

Fun

30/03/2017 23:39

Për të dizajnuar si duhet këtë guri të çmuar, është punuar në mënyrë intensive për 20 muajve, shkaku i strukturës së fortë që ka. E veçantë është edhe ngjyra rozë natyrale, që vështirë mund të gjendet.

Mirëpo, për të blerë unazën me gurin e rrallë, duhet një pasuri e tërë, meqenëse çmimi fillestar është 60 milionë dollarë.

Diamanti që për herë të parë është prezantuar në Monako më 2003, është shitur para tre vitesh, por blerësi e ka refuzuar shkaku i çmimit të lartë.

Kjo nuk pritet të ndodhë edhe më 4 prill, kur do të zhvillohet ankandi, pasi është paralajmëruar një numër i madh i pasanikëve që kanë dëshirë ta kenë në pronësi.

A model poses with a 59.60-carat oval mixed-cut pink diamond, known as "The Pink Star", during a photocall at Sotheby's auction house in London on March 20, 2017, to promote its forthcoming auction. The diamond, with an estimated value of 48.5 million GBP (60 million euros; 60 million USD), is said to be the largest Internally Flawless Fancy Vivid Pink diamond that the Gemological Institute of America (GIA) has ever graded, and is set to be auctioned in Hong Kong on April 4, 2017.  / AFP PHOTO / Justin TALLISJUSTIN TALLIS/AFP/Getty Images