Dekretimit i Gashit për Kryeprokuror të Shtetit, KPK: Ai do të ushtroj mandatin e tij për 7 vite, besojmë se do të fuqizon sistemin prokurorial
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ata kanë thënë se është pëmbyllur procedura kushtetuese dhe ligjore e emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net. “Dekretimi i Kryeprokurorit të…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ata kanë thënë se është pëmbyllur procedura kushtetuese dhe ligjore e emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit vjen pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili, në mbështetje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, e kishte nominuar z. Zejnullah Gashi për këtë funksion pas përfundimit të procedurës së vlerësimit dhe votimit. Kryeprokurori i sapodekretuar do të udhëheqë institucionin Prokurorinë e Shtetit për një mandat shtatë (7) vjeçar, duke marrë përgjegjësinë për forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të sistemit prokurorial, si dhe garantimin e ushtrimit të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm të funksionit prokurorial, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë KPK.
KPK i ka uruar Gashit suksese në ushtrimin e mandatit të tij si Kryeprokuror i Shtetit, ndërkaq kanë shprehur besimin se përmes bashkëpunimit institucional dhe angazhimit profesional, do të vazhdojë fuqizimi i integritetit, transparencës dhe besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: