Deklaruan se i kishte sulmuar dikush me thikë, çifti në Ferizaj doli se sulmuan njëri-tjetrin – Policia jep detaje
Një çift në Ferizaj ka raportuar në Polici se një femër e panjohur i kishte sulmuar me thikë. Gjatë hetimeve të Policisë ka rezultuar se ata kanë lënduar njëri tjetrin në banesën e tyre dhe në këtë rast nuk ekziston një person i tretë, shkruan lajmi.net. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor…
Lajme
Një çift në Ferizaj ka raportuar në Polici se një femër e panjohur i kishte sulmuar me thikë.
Gjatë hetimeve të Policisë ka rezultuar se ata kanë lënduar njëri tjetrin në banesën e tyre dhe në këtë rast nuk ekziston një person i tretë, shkruan lajmi.net.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 29.10.2024 – 22:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin gjatë intervistimit të viktimave (çift bashkëshortor), të cilët paraprakisht kishin deklaruar se janë sulmuar nga një femër e panjohur me thikë gjatë hetimeve është vërejtur se deklarimet e tyre kanë qenë të rreme dhe lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre. Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/