Deklarohet i pafajshëm për tentativë vrasjeje të vëllait në Lipjan, gjykata ia vazhdon paraburgimin Elez Ahmetit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrimi fillestar ndaj Elez Ahmetit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në seancë i akuazuari është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.Gjatë seancës, kërkesa për lirimin e tij është refuzuar, ndërsa me vendim të gjyqtarit Gent…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrimi fillestar ndaj Elez Ahmetit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, në fshatin Rusinovc të Lipjanit.
Në seancë i akuazuari është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.Gjatë seancës, kërkesa për lirimin e tij është refuzuar, ndërsa me vendim të gjyqtarit Gent Beka i është vazhduar masa e paraburgimit.
Sipas aktakuzës, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të pandehurit dhe vëllait të tij, Afrim Ahmeti, i cili në këtë rast ka cilësinë e të dëmtuarit.
Në aktakuzë thuhet se Elez Ahmeti, me dashje, ka tentuar ta dëmtonte vëllain e tij, fillimisht duke e fyer dhe sharë me fjalë, e më pas duke e goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.Si pasojë e veprimeve të përshkruara në aktakuzë, Afrim Ahmetit i janë shkaktuar lëndime trupore.