Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika në Kacanik. Lika ishte vrarë në hyrje të banesës së tij. Të akuzuarit Haki Bela, Edmond Lika, Rilind Murati, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çakaper kanë deklaruar para trupit gjykues se janë të pafajshëm për…

Lajme

12/02/2026 09:47

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika në Kacanik.

Lika ishte vrarë në hyrje të banesës së tij.

Të akuzuarit Haki Bela, Edmond Lika, Rilind Murati, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çakaper kanë deklaruar para trupit gjykues se janë të pafajshëm për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik.

Në seancën fillestare, ata thanë se kanë kuptuar natyrën e aktakuzës dhe mohuan çdo përgjegjësi për vrasjen e rreshterit policor./Lajmi.net/