Deklarohen nga Prokuroria: Ndalohet për 48 orë Korab Bajgora, personi që e kërcënoi familjen Haradinaj
Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën, personin që e kërcënoi me video kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Pejë. Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi tha se Bajgora është ndaluar për 48 orë. “Pas arrestimit nga Policia…
Lajme
Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën, personin që e kërcënoi me video kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.
Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.
Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.
Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.
“Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025.
Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia kishte gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë, si dhe disa fishekë./lajmi.net/