Psikiatri dhe profesori Blyta me pasuri marramendëse- para dy viteve bleu edhe një banesë tjetër 358 mijë e uro

Profesori Universitar dhe Psikiatri, Afrim Blyta, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, ku ka zbuluar se ka pronësi pasuri të konsiderueshme dhe se ka aksione në një klinikë. Blyta ka deklaruar se ka në pronësi tri banesa, tri garazha, një shtëpi, një klinikë dhe një arë, prona këto të cilat…

Lajme

24/04/2025 09:58

Profesori Universitar dhe Psikiatri, Afrim Blyta, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, ku ka zbuluar se ka pronësi pasuri të konsiderueshme dhe se ka aksione në një klinikë.

Blyta ka deklaruar se ka në pronësi tri banesa, tri garazha, një shtëpi, një klinikë dhe një arë, prona këto të cilat gjysma janë të deklaruara në emër të bashkëshortes.

Prona e banimit të cilën e ka blerë së fundmi është një banesë e cila kap vlerën e hiç më pak se 358 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Blyta ka deklaruar edhe dy vetura një në pronësi të tij dhe një në pronësi të bashkëshortes, ku të dyja kanë vlerën e 28 mijë euro.

Ndryshe psikiatri Blyta është bashkëpronar në një klinikë, i cili posedon 50 për qind të aksioneve, nga e cila ka të ardhura 10 mijë euro.

Nga të ardhurat të cilat posedon në bankë, Blyta shihet të ketë të hyra të larta, ku ka deklaruar dhe për fëmijët.

Ndërkaq nga paga të cilën ai merr si Profesor Universitar kap shifrën e 20 mijë e 278 euro e 43 cent dhe nga klinika e tij arrihet shuma e 76 mijë e 310 euro. /Lajmi.net/