Deklarimi i pasurisë, Gërvalla me të hyra të larta nga mëditjet
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në të dhënat e publikuara nga AKP, Gërvalla ka deklaruar se pasurinë e ka të trashëguar si dhe në dy banka ka rreth 4 mijë e 800 euro, shkruan lajmi.net. Teksa për dallim…

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në të dhënat e publikuara nga AKP, Gërvalla ka deklaruar se pasurinë e ka të trashëguar si dhe në dy banka ka rreth 4 mijë e 800 euro, shkruan lajmi.net.
Teksa për dallim nga bashkë partiakët e saj, Gërvalla nuk ka ndonjë banesë apo shtëpi për të cilën paguan qira.
Ndryshe ministrja në detyrë shihet të ketë të hyra të larta nga mëditjet të cilat i ka deklaruar në shumë prej 15 mijë e 67 euro e 49 cent. /Lajmi.net/