Deklarimi 2025- Kurtit i shtohen paratë në bankë, kaq ka kursime ai, gruaja e vajza
Kryeministri në detyrë i Kosovës, tanimë deputet i betuar Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në të dhënat e publikuara nga AKP, Kurti ka deklaruar se në bankë ka vetëm 1 mijë e 800 euro, shkruan lajmi.net. Ai ka deklaruar edhe paratë e bashkëshortes në një bankë në…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, tanimë deputet i betuar Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në të dhënat e publikuara nga AKP, Kurti ka deklaruar se në bankë ka vetëm 1 mijë e 800 euro, shkruan lajmi.net.
Ai ka deklaruar edhe paratë e bashkëshortes në një bankë në Oslo të Norvegjisë, të cilat janë 15 mijë euro ndërsa 500 euro të tjera kursime për vajzën.
Kurti vazhdon të jetoj me qira në një shtëpi në Prishtinë ku ka deklaruar se paguan 250 euro qira mujore.
Poashtu në pronësi të bashkëshortes u deklarua edhe një blerje e apartamentit në vitin 2018 në vlerë 270 mijë e uro fillimisht, tanimë e mbetur në 170 mijë. Blerja e saj u deklarua si blerje me kredi prej 322 muaj./Lajmi.net/