Deklarimet e Feros në Big Brother i hedh poshtë një instastory e vetme e Arbenitës: Zhvillimet e fundit mes çiftit që ngjallën reagime

Deklaratat publike të bëra në formatin “Big Brother Vip Kosova” të ish-reperit Fero para dy netësh po dalin të jenë në ndeshje me ato që ish-partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli ka thënë. Pas shumë tensionesh që pasuan në dhunë fizike, psikologjike e kërcënime të shumta, Fero përfundoi në një ndalim për hiq më pak…

ShowBiz

25/10/2024 19:28

Deklaratat publike të bëra në formatin “Big Brother Vip Kosova” të ish-reperit Fero para dy netësh po dalin të jenë në ndeshje me ato që ish-partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli ka thënë.

Pas shumë tensionesh që pasuan në dhunë fizike, psikologjike e kërcënime të shumta, Fero përfundoi në një ndalim për hiq më pak se 30 ditë, e çifti e shkëputën edhe marrëdhënien e tyre.

Duke qenë se në këtë mes gjendej një faktor i përbashkët, vajza e tyre, situata nuk duket që u bë më e lehtë.

Kujdestaria e vajzës dhe mungesa për një kohë të gjatë e prezencës së saj siç Fero thotë, e ka shtyrë atë të bëjë para disa kohësh një njoftim publik përmes rrjeteve sociale, duke thënë se gjendja e tij psikologjike nuk është e mirë.

“Goditja” e fundit e ish-reperit që çoi në reagimin e modeles ishte hyrja e tij për disa orë në Big Brother, dhe deklarimet e tij në përgjigjet për marrëdhënien mes çiftit.

Ajo përmes një instastory e hodhi krejtësisht poshtë qëndrimin e tij, duke thënë kështu se ai përveç që nuk kishte ndihmuar në rritjen e vajzës së tyre, e kishte kërcënuar modelen dhe familjen e saj.

Ajo e quajti hipokrizi deklarimin e ish-partnerit, e si mesazh i la edhe një lutje publike që ai t’a linte të qetë atë që të vazhdonte jetën pa presione psikologjike./Lajmi.net