Deklaratat e Krasniqit e Tahirit, Lladrovci: Shpifje të padenja për liderë të subjektit shtetformues, qytetarët e Drenasit nuk e durojnë fyerjen

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit për qytetarët e Drenasit. Ai ka thënë se Drenasi është kampion i performancës komunale, shkruan lajmi.net. “Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje,…

Lajme

27/08/2025 09:08

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit për qytetarët e Drenasit.

Ai ka thënë se Drenasi është kampion i performancës komunale, shkruan lajmi.net.

“Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues. Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se më 12 tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët sipas tij nuk e durojnë as fyerjen e as nënçmimin.

“Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci. /Lajmi.net/