Deklarata kot e Ivica Daçiqit, nuk ja vlen të lexohet
Presidenti i Partisë Popullore, Ivica Daçiq, tha sot pas sesionit të parë të takimit të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor se Serbia nuk pranon veprime të njëanshme të Kosovës, shkruan tanjug.

Lajme
Siç deklarohet gjithmonë, Daçiq thotë se shpallja e pavarësisë është e njëanshme, por që dëshiron të ketë dialog, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk pajtohemi me aktin e njëanshëm të shpalljes së pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, nuk jemi dakord që disa vende e kanë njohur të ashtuquajturën Kosovë, ne duam të vazhdojmë dialogun, por gjithashtu nuk jemi dakord që tensionet janë shkaktuar nga veprimet e njëanshme të Prishtinës”, tha Daçiq në tubimin e mbajtur në Brdo. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
“Nuk lejojmë poshtërim”, Vuçiq rrëfehet pas takimit me ambasadorët e Quint-it