Deklarata e Pecit për protestën në Hagë, Miftaraj: Çfarë hipokrizie, gjyqësorin në Kosovë e sulmon sa herë i jepet rasti

Faton Peci, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka komentuar protestën e mbajtur në Hagë duke u shprehur i “shqetësuar” me pamjet nga atje. Ai ka thënë protesta atje i shkakton drojë atij se ‘‘mundemi me dëmtu procesin, në disfavor të figurave të Kosovës’’. “E di që ka pasur një protestë në…

Lajme

17/09/2025 15:15

Faton Peci, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka komentuar protestën e mbajtur në Hagë duke u shprehur i “shqetësuar” me pamjet nga atje.

Ai ka thënë protesta atje i shkakton drojë atij se ‘‘mundemi me dëmtu procesin, në disfavor të figurave të Kosovës’’.

“E di që ka pasur një protestë në Hagë. Unë personalisht e kam bindjen, pa dasht me paragjyku ose me ndiku në çfarëdo çështje të sistemit të drejtësisë, të cilin e kemi themeluar si shoqëri – mendoj se organizimi i tillë, si protesta ku edhe ajo pjesa e rrethojës në Hagë tentohet të demolohet, më shkakton drojë që mundemi me dëmtu procesin, në disfavor të figurave të Kosovës që po përballen me një proces gjyqësor,” u shpreh Peci.

Rreth kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD. Ky i fundit e ka vlerësuar si hipokrizi deklarimin e Pecit.

Miftaraj ka deklaruar edhe se Peci e sulmon sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë sa herë që i jepet rasti.

‘‘Çfarë hipokrizie

Në njërën anë sigurohet me ia ru pavarësinë gjykatës speciale në Hagë që si parim i ndarjes së pushteteve është vlerë demokratike.

Në anën tjetër sulmon dhe ofendon sa herë i ipet rasti sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, duke cenuar dhe dëmtuar rëndë parimin e ndarjes së pushteteve dhe besimin e publikut në institucionet e drejtësisë’’, ka thënë ai.