Deklarata e Kurtit “unë guxoj t’ju them s’po vij”, Bajraktari: E papranueshme

Avokati, Ardian Bajraktari ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore. Bajraktari tha se një deklaratë e tillë që “unë guxoj t’ju them s’po vij” është e papranueshme nga një kryeministër. “Absolutisht që është e papranueshme kjo deklaratë nga…

Lajme

03/01/2025 18:45

Avokati, Ardian Bajraktari ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore.

Bajraktari tha se një deklaratë e tillë që “unë guxoj t’ju them s’po vij” është e papranueshme nga një kryeministër.

“Absolutisht që është e papranueshme kjo deklaratë nga një kryeministër i vendit, sepse natyrisht që sfidimi i sistemit prokurorial në këtë shkall është shqetësues. Kryeministri do të doja që të reflektonte në raport me përgjegjësinë e tij që ka si kryeministër edhe t’i përgjigjet ftesës, ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër në kuadër të ligjit”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë lidhur me çështjen e drejtësisë tha se edhe mungesa e transparencës është njëra prej çështjeve që e shoqëron në masë të madhe sistemin prokurorial në Kosovë.

“Nuk është herë e parë që kemi sulme të tilla drejt sistemit prokuriorial. Mungesa e transparencës është njëra prej çështjeve që e shoqëron në masë të madhe sistemin prokurorial. Andaj, deklaratën e Isufajt nuk e komentoj, është e pamjaftueshme. Sepse, duhej të ofronte qartësi të mjaftueshme se pse është bërë një veprim i tillë, pse ka rezultuar si kërkesë…”, deklaroi ai.

Kurti qe disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë për intervistim, derisa ka deklaruar se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij.