Dehari: S’ka as sot diçka të re- 6 herë u provua votimi i hapur, por s’dha rezultat
Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari është deklaruar sot para seancës së 22-të me radhë në përpjekje për të konstituar kuvendin. Dehari me këtë rast tha se nuk pret që sot do të ketë diçka të re. “Do dëshiroja të ketë sepse është bërë shumë gjatë, por kjo nuk varet prej meje…

Lajme
Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari është deklaruar sot para seancës së 22-të me radhë në përpjekje për të konstituar kuvendin.
Dehari me këtë rast tha se nuk pret që sot do të ketë diçka të re.
“Do dëshiroja të ketë sepse është bërë shumë gjatë, por kjo nuk varet prej meje por prej partive politike por unë jam veç drejtues teknik. Pra po keqkuptohet sepse unë s’jam as për të dhënë zgjidhje as për të mos dhënë, as që të votojnë apo të mos votojnë. Pra më ka rënë hise për shkak të moshës jo për diçka tjetër. Zgjidhje do ketë kur njerëzit të jenë të arsyeshëm e të vendosin me gjetë zgjidhje. Nëse këmbëngulin për të mos gjetur zgjidhje, nuk gjendet”, tha ai, shkruan lajmi.net.
Dehari është pyetur edhe në lidhje me deklarimet që po bëhen se ai po “keqpërdoret”nga Kurti e Vetëvendosje, ku tha se s’do të merret me këto.
“Kam dëgjuar dhe s’du të mere me ta. Avni Dehari e ka një skenar të sekretarisë dhe një të Albin Kurti, skenari çdoherë na vjen nga sekretaria dhe Sala e ka. Por skenari do ndryshojë kur krerët e partive politike merren vesh e do sjellin një skenar e do ish shumë i lumtur që të vie. 6 herë u provua me votim të hapur nuk ka dhënë rezultat, më 16 prill ju drejtova presidentes që të na ndihmojë e tha duhet të gjeni zgjidhje. E pasi votimi i hapur nuk dha rezultat, vendosëm për votim të fshehtë prapë sërish nuk jep rezultat sepse mendoj se fatkeqësisht janë në pyetje inatet. Kështu ka ndodhur edhe me verifikimin e mandateve. S’donin të bënin as verifikimin e deputetëve. Ankoheshin se çdo 48 orë po mblidhemi për kot, edhe shumë e vërtetë është. I thirra dy herë të merren vesh që së paku një herë në javë , thanë është shkelje e rregullores. Mund t’ua propozoj , por jo t’ua imponojë. Kjo seancë për tre minuta do të përfundojë për tre minuta dhe do të ketë zgjidhje e jo sikur ajo që del kryetari e zgjatë më shumë. Nuk është mirë nuk është në rregull, por s’ke çka i bën”,theksoi ai./Lajmi.net/