Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari pas tentativës së 17-të për konstituim të Kuvendit ka deklaruar se ka konsultuar me partitë opozitare për propozimin që LVV e ka dhënë që të ketë një herë në javë thirrje të seancës, jo çdo 48 orë. Dehari thotë për tëvë1 se në seancën e radhës që do…

Lajme
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari pas tentativës së 17-të për konstituim të Kuvendit ka deklaruar se ka konsultuar me partitë opozitare për propozimin që LVV e ka dhënë që të ketë një herë në javë thirrje të seancës, jo çdo 48 orë.
Dehari thotë për tëvë1 se në seancën e radhës që do të mbahet më 19 maj, pret që grupet parlamentare të sjellin një vendim për këtë propozim.
Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Ata po deklarohen para medieve sepse nuk ka kuptim që të vijnë çdo 48 orë, për shkak se rezultati po del i njëjtë dhe unë e pashë të nevojshme që të konsultohem me ta, nëse janë të mendimit ata shprehen mendimin që të konsultohen me grupet e tyre parlamentare dhe në seancën tjetër të sjellin një vendim. Rregullorja obligon që t`i thërrasësh deri sa nuk ka një zgjidhje, natyrisht do të ishte më mirë që të kishte zgjidhje, por derisa nuk ka zgjidhje detyrohesh t`i thërrasësh çdo 48 orë. Kam një takim me kryeministrin Kurti por të natyrës tjetër, jo për këtë”, ka deklaruar Dehari pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.