Deficiti tregtar i Kosovës rritet me 21.5% në maj 2025

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar në muajin maj 2025 ka arritur në 523.4 milion euro, që paraqet një rritje prej 21.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishte 430.6 milion euro. Eksporti i mallrave shënoi një rënie të lehtë prej 0.5%, duke arritur në…

Lajme

24/06/2025 08:39

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar në muajin maj 2025 ka arritur në 523.4 milion euro, që paraqet një rritje prej 21.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishte 430.6 milion euro.

Eksporti i mallrave shënoi një rënie të lehtë prej 0.5%, duke arritur në 81.4 milion euro, ndërsa importi u rrit me 17.1%, duke kapur vlerën 604.7 milion euro.

Në këtë muaj, eksporti mbuloi vetëm 13.5% të importit.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21.5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milion euro krahasuar me deficitin 430,6 milion euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin (13.5%). Eksporti i mallrave në muajin maj 2025 kishte vlerën 81,4 milion euro, ndërsa importi 604,7 milion euro, është një rritje rënje (-0.5%) për eksport si dhe një rritje prej (17.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: (24.4%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.7%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (13.1%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (9.9%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (8.2%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.0%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.6%) mjetet e transportit, (12.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.0%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.9%) produktet minerale; etj”, thuhet në raportin e ASK-së.