Defekt në trafo lë Klinikën e Kirurgjisë pa energji elektrike, aktivizohen gjeneratorët
Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka mbetur pa furnizim me energji elektrike pas një defekti të paraqitur në një trafo prapa saj. Sipas zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ekipet teknike kanë reaguar menjëherë për të adresuar problemin. “Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë,…
Lajme
Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka mbetur pa furnizim me energji elektrike pas një defekti të paraqitur në një trafo prapa saj.
Sipas zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ekipet teknike kanë reaguar menjëherë për të adresuar problemin.
“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit. Në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim me energji elektrike”, tha Qyqalla për lajmi.net.
Situata aktualisht po monitorohet nga autoritetet për të siguruar rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në Klinikën e Kirurgjisë./lajmi.net/