Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Vushtrri, mund të ketë ndërprerje të ujit
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri mund të shkaktojë ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë për konsumatorët e kësaj zone. Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me…
Lajme
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri mund të shkaktojë ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë për konsumatorët e kësaj zone.
Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të punimeve në një segment të rrugës kryesore, qarkullimi i automjeteve në këtë zonë mund të jetë i vështirësuar përkohësisht.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve.