Dedikimi emocionues i ministrit Stavileci për babain: Si TI babë deri në takimin tonë të ardhshëm

Profesor Masar Stavileci ka ndërruar jetë mbrëmë, ndërkaq është babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Lajme

10/10/2016 15:25

Ministri Stavileci në një postim në rrjetin social Facebook ka shpreh dhimbjen për vdekjen e babit. Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për të përshkruar jetën dhe veprën e babait të tij.

Postimi i plotë i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në Facebook:

“Si TI babë deri në takimin tonë të ardhshëm.

Punëtor, i drejtë, i ndershëm, i sinqertë, i saktë, i organizuar dhe pedant. Natyrisht gjithmonë pa gabime gjuhësore, as në të folur as në të shkruar. Me interesim e dashuri për Prishtinën e Juventusin.

Mami, Linda e Donika janë obligim i imi.

Të betohem!”