Deda: Nëse Qeveri e opozitë nuk merren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, nuk e meritojmë më votën e qytetarëve

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda e ka komentuar mesazhin që sot përçoi në Kosovë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. Deda ka thënë se është në dorën e deputetëve se si të procedojnë më tuje për liberalizmin e vizave apo demarkacionin.

Lajme

04/03/2017 15:14

Ky është postimi i tij në rrjetin social facebook:

Mesazhi i znj. Mogherini ishte i qartë – ratifikimi i demarkacionit rezulton me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Tani ne, të zgjedhurit në Kuvend, jemi para një situate kritike – t’a përkrahim joprofesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq – apo mos t’a përkrahim këtë demarkacion, dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë. Nëse këto parti – në Qeveri e opozitë – nuk mirren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, atëherë nuk e meritojmë më votën e qytetarëve. /Lajmi.net/