Deda: Nëntë muaj u humbën për të ardhur aty ku dihej prej 10 shkurtit – te 56 votat

Ilir Deda ka reaguar pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë. Ai ka thënë se “nëntë muaj u humbën që të mbërrihej aty ku dihej se ishte prej 10 shkurtit – në 56 vota në Kuvend”. “Kujt ja pat gjithë ky vend borxh të humb kaq shumë për lojërat e këtyre që fitoren e…

Lajme

26/10/2025 15:12

Ilir Deda ka reaguar pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë. Ai ka thënë se “nëntë muaj u humbën që të mbërrihej aty ku dihej se ishte prej 10 shkurtit – në 56 vota në Kuvend”.

“Kujt ja pat gjithë ky vend borxh të humb kaq shumë për lojërat e këtyre që fitoren e shndërruan në humbje?  “Ne do të qeverisim vet!”. Në ëndrra. Përgjegjësi, normal, që askush nuk do të mbanë.  Dhe kështu shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Në vende me shoqëri politike racionale, ndëshkimi politik kishte me qenë i pritshëm. Në Kosovë, për fat të keq, do të funksionoj inati.”

Ai ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të jenë për dhënie të llogarisë dhe drejtim të ri.

“Zgjedhjet e reja, megjithate, duhet të jenë për dhënie të llogarisë dhe drejtim të ri. Dhe me  kurrfarë propagande nuk mund t’i iket kësaj.”