Deda: Kushtetuesja tha se nuk ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për konstituim
Analisti politik, Ilir Deda, u shpreh se me vendimin e saj në lidhje me konstituimin e kuvendit, Gjykata Kushtetuese tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për ta konstituuar kuvendin. Sipas tij, me këtë vendim, Kushtetuesja tha se s’ka ndërrim të mënyrës së votimit dhe s’ka “çare pa u konstituu kuvendi brenda 30 ditësh…

Lajme
Analisti politik, Ilir Deda, u shpreh se me vendimin e saj në lidhje me konstituimin e kuvendit, Gjykata Kushtetuese tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për ta konstituuar kuvendin.
Sipas tij, me këtë vendim, Kushtetuesja tha se s’ka ndërrim të mënyrës së votimit dhe s’ka “çare pa u konstituu kuvendi brenda 30 ditësh (e çka nëse nuk konstituohet?”.
“E tash, masi që Gjykata e tha atë që e kemi thënë shumë prej nesh, a ka ndonjë kërkim falje prej partisë më të madhe që e tërhoqi për hundësh një vend të tërë me muaj? Apo, kurrgjë kurrkujt?”, tha Deda.
Tutje, Deda u shpreh se vendit i duhet një shkundje e rëndë, e atillë që e normalizon njëherë e përgjithmonë.