Deda kritikon Kurtin: S’po shqetësohet për krizën ekonomike, mos të flasim humbjen e imazhit pozitiv të Kosovës
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur rreth krizës ekonomike në Kosovë, dhe situatës në vend që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deda thotë se në vendin tonë vetëm politikë nuk ka, derisa për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, thotë se atij nuk i intereson fare kriza ekonomike në vend. “Sot s’ka politikë në Kosovë, dhe…

Lajme
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur rreth krizës ekonomike në Kosovë, dhe situatës në vend që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Deda thotë se në vendin tonë vetëm politikë nuk ka, derisa për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, thotë se atij nuk i intereson fare kriza ekonomike në vend.
“Sot s’ka politikë në Kosovë, dhe atë që po e shohim na sot, është bukfalisht mungesë e dashnisë për këtë vend, e për njerëzit e këtij vendit nga ata të cilët i kanë fituar zgjedhjet”.
“Dje, është mbyll një biznes në Kaçanik, i cili ka punësuar 200 njerëz. Në të gjithë Kosovën, kemi mbyllje të bizneseve, të cilët punësojnë 50, 100, 150 njerëz, dhe dikujt atje, ose Albin Kurti, nuk i jep pesë parë për krizën ekonomike, e cila është në këtë vend, e cila është si rezultat e asaj që ai e sheh si zhvillimin ose moszhvillimit të këtij vendi. Mos të flasim humbjen e çfarëdo imazhi pozitiv të vendit tonë jashtë Kosovës”, tha Deda në Klan Kosova.
Tutje, Deda thotë se përderisa politikë në Kosovë nuk ka, ai e quan më shumë si lojë fëmijësh.