Deda komenton rezultate preliminare: Balancohet skena politike, polarizimit duhet t’i vijë fundi
Analisti Ilir Deda ka komentuar rezultatin preliminare të zgjedhjeve te sotme. Ai ka bërë me dije se ky rezultat ka balancuar skenën politike në Kosovë. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tani të gjitha partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës. “Çfarë Kosove! Në bazë të rezultateve preliminare: 1. Balancohet…
Lajme
Analisti Ilir Deda ka komentuar rezultatin preliminare të zgjedhjeve te sotme.
Ai ka bërë me dije se ky rezultat ka balancuar skenën politike në Kosovë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tani të gjitha partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës.
“Çfarë Kosove! Në bazë të rezultateve preliminare: 1. Balancohet skena politike – espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet. 2. Të gjitha partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës dhe qytetarëve dhe ti zgjidhin problemet politike me kompromis e të fokusohen në qeverisje shumë më të mirë se sa deri tash. 3. Dalja më e ulët i goditi partitë e mëdha. Numri i njerëzve që i ka votuar partitë është flakaresh për lidershipet e partive – LVV ka gati 200,000 votues më pak, PDK gati 50,000, ndërsa LDK ka më pak votues tash se sa në dhjetor. 4. Aleanca është e vetmja parti qe rritet me numër të deputetëve krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe dhjetorit 2025. 5. Polarizimit duhet t’i vijë fundi.”, ka shkruar ai.