Deçanasit dhurojnë mbi 20.000 mijë për të prekurit nga tërmeti

Qytetarët e komunës së Deçanit sot kanë dhuruar 20.580 euro dhe 6 kamionë me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Lajme

27/11/2019 18:41

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se mjetet buxhetore që janë mbledhur sot nga ora 14:00 e deri në mbrëmje, do të dhurohen për familjen Abazi nga Gjilani, e cila humbi dje dy djem si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

“Ju falënderoj përzemërsisht secilin nga ju për kontributin e dhënë”, shkruan Ramosaj në Facebook