Deçan: Tre persona të arrestuar për tentim vrasje

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të dyshuarit kishin tentuar ta ndalonin veturën e një personi e më pas kishin shtënë me armë drejt tij. Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. “Lidhur me rastin e lartcekur janë…

Lajme

23/10/2026 09:26

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten.

Policia njoftoi se të dyshuarit kishin tentuar ta ndalonin veturën e një personi e më pas kishin shtënë me armë drejt tij.

Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit. Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar”, thuhet në raportin e PK-së.