Deçan: I hynë brenda në shtëpi dhe i vodhën armën derisa ishte jashtë vendit
Një vjedhje raportohet të ketë ndodhur në një shtëpi në Deçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në shtëpinë e tij i është vjedhur arma një pistoletë me 15 fishek për të cilën posedon leje. Teksa sipas njoftimit të Policisë thuhet se vjedhja kishte ndodhur në kohën kur viktima kishte…

Lajme
Një vjedhje raportohet të ketë ndodhur në një shtëpi në Deçan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në shtëpinë e tij i është vjedhur arma një pistoletë me 15 fishek për të cilën posedon leje.
Teksa sipas njoftimit të Policisë thuhet se vjedhja kishte ndodhur në kohën kur viktima kishte qenë jashtë vendit.
Ndërkaq njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Lajmi.net/