Dëbimi i të riut kosovar që ka nxitur debat dhe protesta në Zvicër (Video)

Autoritetet zvicerane të kantonit të Ticinos kishin marrë vendim për dëbimin e të riut Arlind Lokaj, për në Kosovë. Por një certifikatë mjekësore, e cila tregonte gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore, kishte shtyrë dëbimin. Kjo temë ka hapur debat pro dhe kundër, duke nxitur edhe protesta. 

Lajme

19/05/2014 13:28

Një deputet i legjislaturës së kantonit të Ticinos, ka reaguar duke kërkuar edhe një herë shqyrtimin e vendimit për mos depërtim për në Kosovë të Arlindit, pasi kishte parë një foto të tij hipur në kalë. Deputeti Massimiliano Robbiani, ka thënë se si është e mundur që një djalë me shëndet jo të mirë, të qëndrojë i qetë mbi një kalë. 

Përveç kësaj ai ka thënë, se edhe sikur të jetë e vërtetë, që Arlindi nuk është mirë me shëndet, kjo nuk është arsye që ai të vazhdojë qëndrimin në Zvicër, pasi mund të shkojë dhe të vazhdojë trajtimin për shërim në Kosovë. 

Muajin e kaluar qindra të rinj kishin marshuar në Bellinzona duke kundërshtuar dëbimin e Arlindit nga Zvicra. Disa nga motot e protestës ishin: \”Arlindi është një prej nesh\”, “Larg duart nga Arlindi ynë”, dhe të tjera të ngjashme. 

Arlindi i kishte shpëtuar dëbimit, pasi në momentet e fundit kishte paraqitur te autoritetet një certifikatë mjekësore, e cila tregonte për gjendjen për gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore, dhe për nevojën e trajtimit të tij në Zvicër.